Trajneri lavdëron disiplinën te Dortmundi

Futboll

Trajneri lavdëron disiplinën te Dortmundi

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 16:43
Kovaç

Borusia Dortmund është ngjitur në krye të tabelës së Bundesligës dhe Niko Kovaç është i kënaqur.

Ai ka dëgjuar lëvdata për ekipin, përfshirë golashënuesin vendimtar Karim Adejemi dhe rikthimin e Niko Shloterbek.

Tre fitore radhazi në Bundesligë, plus një sukses të merituar 1-0 ndaj Volfsburgut pa pësuar gol në fund, ndryshe nga barazimi 3-3 në javën e parë ose barazimi i çmendur 4-4 kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve gjatë javës – e bënë BVB të mbyllte javën e 4-t të kampionatit të dielën në mbrëmje me një ndjenjë të plotë suksesi.

Veçanërisht pasi Kovaç, siç tha menjëherë pas ndeshjes me ish-klubin e tij, e preferon një fitore 1-0 më shumë se një 5-4. Në përgjithësi, trajneri i Dortmundit ishte i kënaqur: “Më e rëndësishmja është që fituam. Bëmë shumë mirë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ishim të freskët, ishim energjikë.”

Dhe: “E fituam me meritë ndeshjen dhe nuk pësuam asgjë ndaj një skuadre shumë të mirë, shumë të strukturuar si Volfsburgu. Nuk ishte e lehtë të luaje kundër tyre.

” Në pjesën e dytë, miqtë patën vetëm një rast të rrezikshëm, nga një pozicion i dyshimtë jashtë loje, kur goditën shtyllën e sipërme nga poshtë. Megjithatë, topi nuk e kaloi plotësisht vijën – një situatë që VAR e rishikoi, pasi ora e gjyqtarit nuk kishte sinjalizuar gol. BVB ndoshta e kaloi me pak fat atë moment kritik, por në pjesën tjetër e mbajti lojën nën kontroll. Për Kovaç, ky ishte çelësi i suksesit – krahas golashënuesit Karim Adejemi, i cili shënoi golin vendimtar 1-0 me një goditje të fuqishme.

Kovaç foli edhe për faktin që sulmuesi është sërish titullar: “Karimi luajti vetëm pesë minuta në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Unionit, dhe normalisht u mërzit për këtë. Por i thashë: ‘Karim, je sulmues i madh, por duhet të punosh edhe prapa.’”

Dhe pikërisht këtë po bën Adejemi gjithnjë e më shumë. “Ai tani e kupton se duhet të punosh edhe në mbrojtje,” shtoi Kovaç. Trajneri ishte edhe i kënaqur që pa nxënësin e tij të shpërblehej me gol.

Si zakonisht, Kovaç nuk pranoi të flasë për garën për kreun e tabelës, ku ndodhet Bajern me 12 pikë:

“Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, dhe këtë po bëjnë djemtë. Ata po përmirësohen dhe mësojnë vazhdimisht. E shoh rrugën përpara me këtë skuadër.

Por për pjesën tjetër do ta shohim. Në fund të fundit, kemi edhe 30 javë loje.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat