Valencisë i mohohet fitorja në minutën e 90+6

Futboll

Valencisë i mohohet fitorja në minutën e 90+6

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:00
Pamje nga ndeshja

Valencia po kalon formë të mirë në Kampionatin e Spanjës në futboll.

Skuadra e Valencisë ka arritur një pikë (2:2) në konak të Espanyolit, në ndeshjen e javës së 6-të. 

Për Valencinë shënuan Danjuma (16'), Duro (62') dhe për vendasit realizuan Cabrera (59') e Puado (90+6’). 

Espanyol renditet në vend të tretë me 11 pikë e Valencia në të 9-tin me 9 sosh..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat