UEFA kundër propozimit që ndikon te të gjitha kombëtaret

Futboll

UEFA kundër propozimit që ndikon te të gjitha kombëtaret

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Xhani Infantino është sërish përballë një propozimi. Këtë herë vjen nga Amerika e Jugut, dhe si më parë, kërkohet shtimi i numrit të përfaqësueseve që marrin pjesë në Botërorin 2030.

Në edicionin e vitit 2026 do të jenë për herë të parë 48 përfaqësuese në garë.

Dhe që tashmë kërkohet që në Botërorin pasardhës të jenë 64 kombëtare pjesëmarrëse.

Propozimi i parë do të vinte për vetë faktin se Botërori 2030 do të përkojë edhe me 100 vjetorin e këtij trofeu. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar idetë e kundërta.

Vetë Aleksandër Çeferin në UEFA është kundër numrit të shtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat