Juventusi ngroh zemrat e tifozëve

Futboll

Juventusi ngroh zemrat e tifozëve

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 17:08
Juventusi

Me merkaton mjaft interesante në ofensivë, Juventusi duket se ka ndezur entuziazmin e tifozëve.

Pavarësisht barazimit 1:1 me Veronën, “Zonja e vjetër” mbetet e pamposhtur pas pesë ndeshjeve zyrtare, e pozicionuar e dyta në renditjen e kampionatit italian.

Klubi ka bërë të ditur se stadiumi i bardhezinjve do të jetë i mbushur plot, pra me 41,507 tifozë, në ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës. Të gjitha biletat janë shitur me shpejtësi.

Juventusi ka njoftuar gjithashtu se abonuesit e kartave “Full” dhe “Star” mund të rikthejnë biletat e tyre në shitje, duke hapur mundësi të reja për blerje në dyqanin zyrtar të biletave (ose online në uebsajtin zyrtar).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat