Shaqiri e Ajeti me Baselin kthehen duarthatë nga Freiburgu

Futboll

Shaqiri e Ajeti me Baselin kthehen duarthatë nga Freiburgu

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2025 Në ora: 22:58
Baslei

Freiburgu “kockë” e fortë për kampionin e Zvicrës Baselin, e mposhti me rezultat 2:1 në xhiron e parë të Europa League në futboll.

Kapiteni Xherdan Shaqiri me Albian Ajetin luajtën nga minuta e parë por pa sukses ndaj skuadrës gjermane.

Shaqiri e Ajeti me Baselin kthehen duarthatë nga Freiburgu.

Golat për vendasit i realizuan Osterhage (31') e Eggestein (57') dhe për Baselin Otele (84’’).

Ajeti është zëvendësuar në minutën e 72-të. 

Freiburgu startoi me fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat