Ernest Muçi mund të transferohet në Serie A

Futboll

Ernest Muçi mund të transferohet në Serie A

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 11:27
Ernest Muçi

Merkato e futbollistëve shpeshherë zvarritet për muaj të tërë pa rezultate konkrete, por në disa raste marrëveshjet mbyllen shpejt, sidomos kur futbollistët janë drejt fundit të kontratës.

Një situatë e tillë mund të favorizojë Genoa-n, që është gati të hyjë në garë për mesfushorin shqiptar Ernest Muci.

Futbollisti 23-vjeçar aktualisht aktivizohet me Trabzonspor-in në huazim, ndërsa kartoni i tij i përket Besiktas-it.

Në fund të këtij sezoni, Mucit i mbetet vetëm një vit kontratë me klubin turk, gjë që i jep “Grifonit” mundësinë për të provuar ta marrë me një marrëveshje përfundimtare.

Muci është një mesfushor ofensiv, i aftë të luajë edhe si anësor në të dyja krahët, një profil që i përshtatet kërkesave taktike të trajnerit Patrick Vieira.

Për Genoa-n, ai shihet si një përforcim interesant dhe me potencial për të bërë diferencën në Serie A. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat