Dortmundi me pikë të plota nga Mainz

Futboll

Dortmundi me pikë të plota nga Mainz

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2025 Në ora: 17:23
Karim Adeyemi

Dortmundi vazhdon me lojëra të mira në Bundesliga I.

Skuadra e Dortmundit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Mainzit vendas, në takimin e javës së pestë.

Golat i realizuan Swensson (27') e Adeyemi (49'). Vendasit mbeten pa një lojtar nga minuta e 67-të, Zentner u përjashtua direkt me karton të kuq, ky ishte kapital i madh për Dortmundin.

Futbollisti shqiptar Nelson Weiper u paraqit nga minuta e 80-të për Mainzin.

Skuadra e Dortmundit renditet në vend të dytë me 13 pikë, ka dy më pak se lideri Bayerni dhe Mainz zë vendin e 13-të me 4 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat