Spektakël në Madrid, Real Madridi turpërohet 

Futboll

Spektakël në Madrid, Real Madridi turpërohet 

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2025 Në ora: 18:20
Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi si gjithmonë “mace e zezë” për Real Madridin!

Ndeshje e çmendur, përmbysje pas përmbyse 1:0, 1:2 dhe 5:2.

Atletico e njofton me humbjen e parë dhe turpëruese (5:2) Real Madridin pas gjashtë fitoreve rresht në kampionatin spanjoll. 

Futbollisti Julian Alvarez është trim i ndeshjes, ku duhet veçuar golin e dytë nga gjuajtja e lirë dhe ua “preu këmbët” Realit. 

Spektakël në stadiumin “Metropolitano”.

Xabo Alonso, trajneri i Realit, kokulur karshi Diego Simeones së Atleticos. Pjesa e parë mbyllet baras (2:2) por pjesa e dytë ishte ndryshe, Atletico e rrezikshme.

Për Atleticon shënuan Le Normand (14'), Sorloth (45+2'), Alvarez (50'-nga penalltia e 64') e Griiezman (90+4’) dhe për Realin realizuan Mbappe (25') e Guiler (36').

Pas javës s ë7-të Reali kryeson me 18 pikë e Atletico zë vendin e katërt me 12 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat