Granit Xhaka me Sunderlandin shënojnë fitore të madhe në konak të Nottinhgam Forestit, me rezultat 1:0 në kuadër të javës së gjashtë të Premier League në futboll.
Kapiteni Granit Xhaka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sunderland fitoi sonte në udhëtim.
Ishte pikërisht futbollisti Xhaka,i që “gatoi” golin për të tijët, në minutën e 38-të të sfidës.
Me të majtën e tij gjithë klas, Xhaka dha një super pasim nga goditja e lirë, për shokun e ekipit, Alderete.
Më pas ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, por sigurisht meritë kryesore në këtë gol kishte Xhaka që “çmend” të pranishmit në stadium.
Sunderland renditet në vend të tretë me 11 pikë e Nottingham në të 16-tin me 5 sosh.