Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rayo Vallecano, në ndeshjen e parë të xhiros së parë të Conference League në futboll.
Skuadra shqiptare nuk rezistoi ndaj ekipit shumë të fortë nga Madridi.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut doli pa pikë nga Madridi.
Lopes (28') e Perez (32') - shënuan për Vallecanon.
Shqiptari Ivan Balliu u paraqit nga minuta e parë për Vallecanon.
Skuadra nga Madridi e nisi me tre pikë këtë fazë të garave.