Roma ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Lille, në ndeshjen hapëse të Europa League në futboll.
Skuadra franceze kthehet me pikë të plota nga terreni i nxehtë.
Roma zhgënjeu si vendas.
Goli u shënua në fillim të pjesës së parë.
Autor i golit është Haraldsson në minutën e 6-të.
Pjesa e dytë solli tension të madh dhe Roma u duk se do të barazonte me një penallti në minutat e fundit.
Sidoqoftë, fatkeqësisht për vendasit, Dovbyk (82;) dështoi nga penalltia sikurse edhe Matias Soule (86').
Portieri i Lilles Berke Ozer - trim i ndeshjes.