Derbi numëroi 15 lojtarë të huaj

Futboll

Derbi numëroi 15 lojtarë të huaj

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 16:47
Partizani - Tirana

Partizani dhe Tirana luajtën mbrëmjen e djeshme derbin e 179-të mes tyre. Sfida e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, përfundoi me shifrat 0-3 në favor të ekipit “bardheblu”.

Por ajo që ra në sy ishte numri i lartë i lojtarëve të huaj në fushë. Duket se futbolli në kryeqytet ka “vdekur”, duke u besuar më shumë futbollistëve që vijnë nga jashtë se vendasve apo prodhimeve të Superiores.

Duke u bazuar në formacionet titullare, “Demat” kishin hedhur në fushë nga fillimi 4 të huaj. Respektivisht ishin Atanaskoski, Garcia, Human dhe Bintsouka.

Në krahun tjetër, Tirana kishte plot 7 lojtarë të huaj titullar. Falaye, Patsatsia, Fernandez, Soler, Tabekou, Valerianos dhe Vera. Madje “bardheblutë” futën të tjerë të huaj gjatë zëvendësimeve, më saktë 3 prej tyre.

Abah, Dembele dhe Rafa Freitas u futën në fushë.

Po ashtu edhe të “kuqtë” futën një të huaj nga stoli, Victor Da Silva. Një shenjë aspak e mirë për derbin historik, pasi në të shkuarën jemi mësuar të shohim futbollistë ikona të dalë pikërisht nga këta dy akademi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat