Ky është mesfushori më i mirë në Premier League

Futboll

Ky është mesfushori më i mirë në Premier League

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 16:01
Gary Neville

Gary Neville, beson se Moises Caicedo është mesfushori më i miri në ligë pas një performancë fantastike kundër Liverpoolit.

Legjenda e Manchester United, u shpreh se 23 vjeçari ishte futbollisti më i mirë në fushën e lojës.

“Harrojeni golin, që ishte absolutisht i jashtëzakonshëm, puna e tij në gjithë fushën e bën atë të gjithanshëm. Ai është gjithkund dhe një mesfushor i shkëlqyer.

Ai ishte lojtari më i mirë në fushë me diferencë të madhe ndaj tjerëve dhe nëse Liverpooli do e kishte atë, do të kishin fituar, ishte aq i mirë. Tani mund të themi se ai është mesfushori më i mirë në Premier Ligë”, u shpreh Neville.

Caicedo u transferua te Chelsea në verën e vitit 2023 nga Brightoni për 116 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat