Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit

Futboll

Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 14:10
Francesco Moreiro

Francesco Moreiro është trainer i ri i Flamurtarit. Italiani vjen ne krye të ekipit vlonjat pas largimit të spanjollit Garsia.

Për Moreiron është një rikthim në futbollin shqiptar pas eksperiencës në Kurbin me Laçin.

Italiani merr drejtimin e një ekipi si Flamurtari, i cili është në një moment shumë të vështirë me vetëm dy pikë në gjashtë javë kampionat.

Burime pranë klubit kuqezi kanë bërë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur dhe se pritet vetëm firma në kontratën e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat