Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar

Futboll

Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 16:00
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duket se ka një lojtar të preferuar.

Gjatë një konference të rastit në Portugali, ai ka vlerësuar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes.

“Do ta quaja ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, ka deklaruar Ceferin.

“Sipas meje, Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por është mbrojtës dhe nuk vlerësohet shumë krahasuar me yjet e sulmit, të cilët shënojnë gola”, ka thënë Ceferin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat