Sorloth mund të transferohet në Premier League

Futboll

Sorloth mund të transferohet në Premier League

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 16:46
Alexander Sorloth

Newcastle United po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për të transferuar Alexander Sorloth nga Atletico Madrid.

Sulmuesi norvegjez, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, ka pasur pak minuta nën drejtimin e Simeones, pavarësisht paraqitjeve të mira.

Newcastle e sheh Sørloth-in si zëvendësues ideal të Alexander Isak, i cili kaloi te Liverpool.

Atletico mund ta pranojë ofertën nëse gjen një zëvendësues të përshtatshëm, ndërsa transferimi mund të arrihet gjatë merkatos dimërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat