Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Futboll

Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 19:33
Bernardo Silva

Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Bernardo Silvës te Manchester City.

Kontrata e portugezit me klubin anglez skadon qershorin e ardhshëm dhe aktualisht duket se nuk ka asnjë negociatë për një rinovim.

Lojtari i lindur në vitin 1994 do të donte një ndryshim në karrierë dhe thuhet se ka qenë tashmë në radarin e disa klubeve.

Përveç Arabisë Saudite, ekziston edhe mundësia e bashkimit me Benfikën e Mourinhos. Për Bernardo Silvën, ky do të ishte një rikthim në shtëpi, duke pasur parasysh se ai luajti për “shqiponjat” deri në vitin 2014.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat