Kosova niset drejt Suedisë

Futboll

Kosova niset drejt Suedisë

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 15:08
Kosova 

Kosova do të zhvillojnë nesër ndeshjen e radhës ndaj Suedisë.

Djemtë tanë do të udhëtojnë drejt Gotenburgut, ku do të tentojnë të ripërsërin suksesin ndaj Suedisë, njëjtë sikurse në “Fadil Vokrri”.

FFK-ja, para disa minutash publikoi një video ku shihen lojtarët në aeroportin “Adem Jashari”, ku po bëhen gati për të udhëtuar drejt shtetit skandinav.

Kujtojmë se ndeshja Suedi-Kosovë, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Ullevi” të Gotenburgut, në orën 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat