Asllani zbulon sekretin e formës pozitive: Torino!

Futboll

Asllani zbulon sekretin e formës pozitive: Torino!

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 22:08
Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje. Pas këtij dueli ka folur Kristjan Asllani.

“E kemi bërë pak festë pas ndeshjes me Serbinë.

Jemi të lumtur sepse ishte e vështirë, pasi kemi bërë festë. Kemi bërë ndeshje të mirë. Marrëdhënia me Brojën?

Jemi shumë shokë, jam i lumtur që unë asistova dhe ai shënoi gol, jam i lumtur për të.

Sot ishte Nedimi para dhe nuk kemi luajtur 4-3-3. Kam folur me trajnerin dhe roli para mbrojtjes më pëlqen. Luaj 8-sh, por kur nuk prek top disa minuta, e kthen mbrapa. Kur nuk prek topin, çmendem.

Jeni më mirë, pse? Nuk e di, por sigurisht nga ana fizike jam më mirë, pasi i kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino, gati të gjitha minutat. Këtu kam shumë ndeshje me Sylvinhon, jam shumë i lumtur. Po më ndihmojnë shumë minutat në Torino.

Festë edhe sot? Sot nuk kemi festë, pasi nesër kemi stërvitje përsëri”, tha Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat