Suedia kërkon norvegjezin e njohur

Futboll

Suedia kërkon norvegjezin e njohur

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 22:27
Solskjaer

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, ish-‘bomber’ që mori drejtimin e kombëtares së Suedisë, Federata Suedeze e Futbollit ka hedhur sytë drejt ish-trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas medieve suedeze, Solskjaer, i cili aktualisht është pa klub, është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar nordik. Vendimi për shkarkimin e Tomasson-it erdhi pas humbjes së rëndë të Suedisë në shtëpi kundër Kosovës.

Suedia mund të përballet me Italinë në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Botërorin 2026, dhe emërimi i një trajneri me përvojë si Solskjaer shihet si një lëvizje strategjike për të rritur shanset e skuadrës në këtë ndeshje vendimtare.

Federata suedeze pritet të japë vendimin përfundimtar në ditët në vijim, ndërsa bisedimet me trajnerin norvegjez po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat