Marotta vlerëson bilancin pozitiv të Interi

Futboll

Marotta vlerëson bilancin pozitiv të Interi

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 12:21
Marotta

Interi ka paraqitur ditën e djeshme bilancin për simestrin e fundit, të cilin e mbyll me një fitim prej 35.4 milionë euro.

Rritja është e dukshme, gati 70 milionë euro më shumë krahasuar me bilancin e fundit të aprovuar më 30 qershor të 2027.

Shifra e arkëtimeve është më e larta e arritur ndonjëherë, 567 milionë euro, me një rritje prej 94 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

“Ky rezultat reflekton forcën e strategjisë sonë, e cila bazohet në efiçencë dhe masivizimin e risurseve tona”, tha presidenti zikaltër, Marotta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat