Ardian Ismajli rikthehet në stërvitje te Torino

Futboll

Ardian Ismajli rikthehet në stërvitje te Torino

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 18:58
Ardian Ismajli

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është rikthyer në stërvitje te skuadra e Torinos.

29-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e muajit tetor me fanellën “kuqezi”, kjo për shkak të lëndimit muskolar.

Mbrojtësi tashmë është rikthyer në stërvitje dhe po bëhet gati për ndeshjet me klubin nga Serie A.

Të shtunën, Torino luan ndaj Napolit – por Ismajli mund të jetë vetëm në bankën rezervë.

Kujtojmë se deri tani, Ardiani ka bërë tri paraqitje me fanellën e klubit italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat