Selektori i Shqipërisë tha se nuk ka vend për të, reagon lojtari: Kthehem të shtunën!

Futboll

Selektori i Shqipërisë tha se nuk ka vend për të, reagon lojtari: Kthehem të shtunën!

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 22:50
Sylvinho e Mehmeti

Anis Mehmeti vazhdon që të mos ftohet nga Sylvinho në Kombëtaren shqiptare të futbollit. 

Sulmuesi i Bristol City në Championship anglez, nuk ka bindur trajnerin brazilian për ta marrë në ekip.

Madje së fundmi, Sylvinho tha se “ka shumë trafik në krahun e majtë”, aty ku Mehmeti luan. Ndërkohë që ditën e sotme, është vetë sulmuesi 24-vjeçari që ka reaguar e është bërë “i gjallë” në rrjetet sociale.

“I kthehemi punës këtë të shtunë”, shkruan Mehmeti.

Kujtojmë se të shtunën Bristol City do të luajë në transfertë përballë Norwich.

Për sa i përket shqiptarit, ai ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon duke shënuar 4 gola e asistuar në 3 të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat