Spikat dueli Flamurtari – Partizani

Futboll

Spikat dueli Flamurtari – Partizani

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Superiorja ditën e sotme do të luajë dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të të kampionatit.

Vëmendja e tifozëve shqiptar do të jetë në Elbasan dhe Vlorë, teksa do të luhen në të njëjtën orë, 17:00.

Në Vlorë do të sfidohen mes tyre dy ekipet e fundit në tabelën e klasifikimit. Flamurtari – Partizani rikthen një nga duelet më spektakolare në futbollin shqiptar, i cili i ka munguar elitës prej 5 vitesh.

Të dyja skuadrat do të luftojnë për 3 pikët dhe për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen prej javësh.

Interesant do të jetë edhe dueli mes Elbasanit dhe Vorës, që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic ndodhet në vendin e 4-t në klasifikim mr 11 pikë, ndërsa Vora mban vendin e 6-të me 7 pikë. Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat