Shkoi tek United vetëm prej Cristiano Ronaldos

Futboll

Shkoi tek United vetëm prej Cristiano Ronaldos

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 13:35
Cristiano Ronaldo

Matthijs de Ligt ka rrëfyer se arsyeja kryesore pse vendosi të transferohej te Manchester United në verën e vitit 2024 ishte Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për “The Telegraph”, 26-vjeçari ka thënë publikisht se admirimi i tij për legjendën e futbollit dhe historia e United ndikuan në zgjedhjen e tij.

“Kam qenë gjithmonë tifoz i Ronaldos dhe për pasojë, edhe i Manchester United.

Klubi donte të më transferonte edhe më prë.

Padiskutim që është ëndërr për çdo lojtar të luajë për Manchester United”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat