La me “gojë hapur” të pranishmit, Jasir Asani reagon

Futboll

La me “gojë hapur” të pranishmit, Jasir Asani reagon

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 10:59
Asani

Jasir Asani ishte protagonisti kryesorë i Estanhlal në Champions League aziatike.

Ekipi i lojtarit të Kombëtares shqiptare fitoi 2-0 ndaj jordanezëve të Al Uehdat.

Ish-i i Partizanit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-të të sfidës, duke dyfishuar kështu shifrat për të tijtë.

Pas këtij goli dhe triumfi ka reaguar në rrjetet sociale. 30-vjeçari ka shkruar se të gjithë së bashku kur luftojnë arrijnë të fitojnë. Ndërkohë ka falenderuar edhe tifozët për mbështetjen.

“Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar “mëngjarashi” i Kombëtares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat