Kaos te Vllaznia para Klasikes

Futboll

Kaos te Vllaznia para Klasikes

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 11:09
Vllaznia

Vllaznia dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 8-të të Superiores.

Klasikja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 17:00.

Në prag të këtij dueli, Edi Martini ka marrë “një shuplakë” nga dy mesfushorët. Qato dhe Dros e kanë të pamundur të jenë në dispozicion përballë Tiranës, për shkak dëmtimi.

Megjithatë, ka “frikë” edhe për dy lojtarë të tjerë.

Si Murataj edhe Bismark, janë në mëdyshje për këtë sfidë, por edhe nëse do të jenë në dispozicion, do ta nisin ndeshjen nga stoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat