Apolonia fiton derbin, Iliria mposht Korabin

Futboll

Apolonia fiton derbin, Iliria mposht Korabin

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 16:42
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar 2 ndeshjet që hapën javën e tetë të Kategorisë së Parë. Apolonia triumfon në derbin e Myzeqesë, pasi mposht 1-0 në transfertë rivalët e Lushnjës.

Një gol i shënuar nga Amagba në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore të madhe fierakëve, që pas këtij suksesi ngjiten në kuotën e 12 pikëve në klasifikim.

Zhgënjen në shtëpi Lushnja, që pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Në ndeshjen tjetër Iliria ka mposhtur me rezultatin 2-1 Korabin. Fushëkrujasit ngjiten në vendin e dytë në renditje pas këtij suksesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat