Shpërthen Bepe Marota pas humbjes së Interit me Napolin

Futboll

Shpërthen Bepe Marota pas humbjes së Interit me Napolin

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 23:23
Bepe Marota

“Penalltia e dhënë për Napolin ishte vendimtare për të prishur ekuilibrin e ndeshjes, edhe pse më pas Napoli e meritoi fitoren”.

Këto ishin fjalët e presidentit të Interit, Bepe Marota, pas humbjes në “Maradona” ndaj skuadrës së ish-trajnerit Antonio Konte.

Marota shpjegoi se arbitri fillimisht nuk kishte akorduar penallti, por vendimi erdhi pas ndërhyrjes së gjyqtarit anësor: “Arbitri nuk kishte fishkëllyer, por penalltia u dha nga sinjalizimi i anësorit.

Një situatë e tillë do të kishte merituar ndërhyrjen e VAR-it. Më pas ai fishkëllen sepse vendos asistenti.

Mjaft më me ‘rigorina’, arbitri nuk mund të ndikohet nga një ndihmës që ndodhet 30 metra larg”.

Numri një i Interit pranoi gjithashtu se episodi ndikoi në gjendjen emocionale të skuadrës:

“Lojtarët ishin të tensionuar, ajo penallti krijoi nervozizëm.

Ndikimi ekzistoi.

Megjithatë, Napoli mund ta kishte fituar ndeshjen edhe pa atë episod”, përfundoi Marota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat