Supersfida Tirana – Elbasani

Futboll

Supersfida Tirana – Elbasani

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 12:25
Tirana - Elbasani

Tirana dhe Elbasani do të përballen këtë të mërkurë, në kuadër të javës së 9-të të Superiores.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të jetë e fundit për fazën e parë të kampionatit shqiptar.

Ndërkohë që klubi i Elbasanit, ka zyrtarizuar edhe stadiumin ku do të luhet kjo supersfidë.

Është pikërisht “Air Albania”, impianti ku bardheblutë do të presin elbasanasit, duke i bërë dalje “Selman Stërmasit”.

Kujtojmë që kjo sfidë do të nisë në orën 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat