Muriqi 83 minuta, Mallorca mezi barazon

Futboll

Muriqi 83 minuta, Mallorca mezi barazon

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2025 Në ora: 16:00
Mallorca

Ballafaqimi mes Mallorca-s dhe Levantes, ka përfunduar pa fitues, (1:1).

Pikë e madhe për Levanten e zhganjim për ekipin e Mallorca-s.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit 83 minuta për Mallorca-n, por pa sukses për faktin se dolën me një pikë si vendas.  

Për vendasit shënoi Maffeo (79') e për Levanten Etta Eyong (22’).

Pas javës së 10-të në kampionatin spanjoll, Levante zë vendin e 14-të me 9 pikë sa ka edhe Mallorca një pozitë më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat