“Sky Sport” vlerëson Xhakën: Blerja më e mirë e sezonit!

Futboll

“Sky Sport” vlerëson Xhakën: Blerja më e mirë e sezonit!

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 16:18
Granit Xhaka

Për tu larguar nga Londra me pikët e plota për Sunderland ishte një sipërmarrje e vështirë, por jo e pamundur falë performancës së Granit Xhakës.

33-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes përballë Chelsea-t jo vetëm se dominoi mesfushën, ku arriti që të anullonte dy lojtarë si Moses Caicedo dhe Enzo Fernandez, të cilët kanë kushtuar 220 milionë euro, por edhe për saktësinë në veprime (ishte lojtari që fitoi më shumë duele në fushë pa shkaktuar asnjë faull).

“Granit Xhaka është blerja më e goditur e sezonit”, komentoi ditën e djeshme paraqitjen e dardanit “Sky Sport”.

Sipas gazetarëve të britanikes Xhaka duhet vlerësuar pasi ka arritur që brenda pak kohe të kthehet në lider madje të udhëheqë ekipin e Sunderland në vendet e para të klasifikimit edhe pse një vit më parë ishte pjesë e Championship (kategoria e dytë angleze).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat