Bislimi titullar, Alioski lëndohet e Servette fiton në finish

Futboll

Bislimi titullar, Alioski lëndohet e Servette fiton në finish

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2025 Në ora: 18:32
Servette

Servette e mposhti me rezultat 2:1 Luganon, në takimin e javës së dhjetë të elitës së futbollit zviceran.

Aye (11' e 82’) shënoi për Servetten dhe Grgiç (37 - nga penalltia).

Uran Bislimi e Ezgjan Alioski u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.

Ezgjan SAlioski u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 20-të. 

Pas një minute u zëvendësua për shkak të një lëndimit.

Bislimi u zëvendësua në minutën e 75-të.

Lugano renditet në vend të shtatë me 13 pikë e Servette në të dhjetin me 11 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat