Heung Min Son lidhet me një rikthim në Evropë

Futboll

Heung Min Son lidhet me një rikthim në Evropë

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 12:40
Heung Min Son

Heung Min Son është lidhur me një rikthim në Evropë vetëm pak muaj pasi u largua drejt MLS-së.

Kjo pasi që sezoni i ri i MLS nis në mars të vitit të ardhshëm dhe disa lojtarë e shfrytëzojnë këtë pushim për të qenë në formë edhe për Botërorin e ardhshëm.

Këtë praktikë e kishin bërë edhe yjet si David Beckham, i cili u huazua në Milan në dy periudha dhe Thierry Henry i cili ishte rikthyer tek Arsenali, në vitin 2012.

Son ishte lidhur me një huazim te Milani, por kjo gjë nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Sipas Fabrizio Romanos, koreani nuk ka zhvilluar asnjë bisedim me Milanin apo edhe me klube të tjera italiane dhe se është i fokusuar vetëm te Los Angeles FC.

Son, në MLS ka bërë 10 paraqitje ku shënoi 9 gola dhe tashmë gjendet në play-off, ku do të përballet me Austin FC, skuadër ku luan ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat