Skuadra e Ballkanit të Therandës ka shënuar fitore të thellë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ballkani i ka shkaktuar debakël me rezultat 5:0 Malishevës, në ndeshjen e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
"Në fillimcm, erdhi goli i hershëm i Almir Kryeziut nga penalltia në minutën e shtatë.
Në pjesën e dytë, djemtë e Orges Shehit vazhduan dominimin e plotë, duke realizuar edhe katër herë të tjera. Bleart Tolaj shënoi dy gola, në minutat 47 dhe 61, me asistime nga Kryeziu dhe Giovanni.
Më pas, vetë Giovanni realizoi në minutën e 70-të pas një pasimi të saktë nga Valentin Serebe, i cili më vonë u fut edhe vet në listën e golashënuesve me një finalizim të bukur në minutën e 76-të, pas asistit të Geralb Smajlit", thuhet nga FC Ballkani.
Kjo është humbja më tronditëse e Malishevës në këtë edicion e fitorja më e thellë e therandasve.
Ballkani renditet në vend të dytë me 25 pikë Malisheva në të gjashtin me 13 sosh.