Një tjetër rekord i Bayern Munihut

Futboll

Një tjetër rekord i Bayern Munihut

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 11:15
Vincent Kompany

Skuadra e Bayern Munchen-it mbrëmë shënoi fitore 1:4 ndaj Këlnit, në ndeshjen e raundit të dytë në “DFB Pokal”.

Me këtë fitore, skuadra e Vincent Kompany futet në histori – duke kaluar Milanin me fitore radhazi.

14 ndeshje brenda këtij sezoni të ri, të gjitha fitore.

Këtë rekord e kishte arritur skuadra italiane gjatë sezonit 1992/1993.

Në këto ndeshje, Bayerni ka pranuar dhjetë gola dhe ka shënuar 51 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat