Finalja e Champions League në vitin 2028 luhet në Munih

Futboll

Finalja e Champions League në vitin 2028 luhet në Munih

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 21:06
Trofeu

"Allianz Arena" e Bayern Munich do të jetë vendi ku do të luhet finalja e Champions League në vitin 2028, ka konfirmuar UEFA të premten.

Munich ka qenë mikpritës i finales edhe më parë: në vitet 1979, 1993 dhe 1997 me "Olympiastadion", si dhe në vitet 2012 dhe 2025 me "Allianz Arena".

Qyteti gjerman e ka pritur edhe finalen e vitit 2025, ku Paris Saint-Germain ka mposhtur Inter me rezultat 5-0.

Këtë sezon, finalja zhvillohet në "Puskas Arana" të Budapest, ndërsa për vitin 2027 nikoqire në "Metropolitano" të Madrid.

Për finalen e vitit 2029, UEFA do të vendosë në shtator të vitit 2026 se cili stadium do të presë ndeshjen më të rëndësishme të futbollit evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat