Aldrin Pajaziti po stërvitet në Akademinë “La Masia” në Barcelonë, aty ku janë formuar yjet botërorë Messi, Iniesta, Xavi…

Futboll

Aldrin Pajaziti po stërvitet në Akademinë “La Masia” në Barcelonë, aty ku janë formuar yjet botërorë Messi, Iniesta, Xavi…

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 23:01
Aldrin Pajaziti

Akademia e KF Bashkimi 1947 ka njoftuar se talenti i tyre Aldrin Pajaziti, mesfushori i gjeneratës 2009, nga 29 tetori deri më 2 nëntor po qëndron në Akademinë e Barcelonës Barça Clinic 2025.

Prania e tij në “La Masia” paraqet një ëndërr e bërë realitet, pasi në këtë Akademi janë formuar yjet e mëdhenj si: Messi, Iniesta, Xavi e të tjerë. Nga Bashkimi thonë se ftesa e Aldrinit në Barcelonë është krenari edhe për ta.

”Futbollisti ynë i talentuar, Aldrin Pajaziti, mesfushori i gjeneratës 2009, pas përfundimit të kampit zyrtar të FC Barcelona që u mbajt në Shkup, është përzgjedhur dhe ftuar nga Akademia e futbollit e FC Barcelona për të marrë pjesë në Barça Clinic 2025.

Ky program prestigjioz përfshin seanca stërvitore në “La Masia”, akademinë legjendare të katalanasve, ligjërata teorike dhe vëzhgim profesional nga trajnerët e Barcelonës — një mundësi unike për çdo talent të ri që ëndërron futbollin elitar.

Prania e tij në “La Masia” nga 29 tetori deri më 2 nëntor 2025 është një ëndërr e bërë realitet, në vendin ku janë formuar yje të mëdhenj si Lionel Messi, Xavi Hernández, Andrés Iniesta dhe Lamine Yamal.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Aldrinin dhe një krenari e madhe për klubin tonë, që dëshmon se përkushtimi, puna e ndershme dhe pasioni për futbollin hapin dyert e botës së madhe’, thuhet nga klubi i Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat