Williams mund të mungojë ndaj Newcastle-t

Futboll

Williams mund të mungojë ndaj Newcastle-t

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 11:47
Williams

Athletic Bilbao po përballet me një mungesë të madhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United-it.

Kjo pasi që ylli i skuadrës Nico Williams, pritet të jetë jashtë skuadrës për këtë ndeshje.

Williams, nuk u stërvit fare me Bilbaon, duke ngrehur shqetësime për skuadrën bardhekuq.

Williams pësoi një lëndim të ri në ijë, njëjtë sikurse Franco Mastantuono i Realit dhe më parë edhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Kujtojmë se ndeshja Athletic-Newcastle-t zhvillohet nesër në “St.James Park”, në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat