Chelsea merr goditje në prag të ndeshjes

Futboll

Chelsea merr goditje në prag të ndeshjes

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 13:43
Neto

Skuadra e Chelseat mund të mos llogarisë në sulmuesin e tyre Pedro Neto për ndeshjen kundër Qarabag në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Londinezët përfunduan stërvitjen e mëngjesit në prag të ndeshjes me Qarabag, mirëpo portugezi Pedro Neto mungoi.

Neto ishte zëvendësuar  nga Estevao në minutën e 85-të të ndeshjes ndaj Tottenhamit në fundjavë, dhe tani është në dyshim për ndeshjen kundër skuadrës  nga liga e Azerbajxhanit.

Chelsea do të udhëtojë në Azerbajxhan pa tre lojtarët kryesorë Badiashile, Levi Colwill dhe superyllin Cole Palmer të cilët janë të lënduar dhe sipas gjitha gjasave Pedro Neto do t’i shtohet kësaj liste,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat