Reali kokulur në Liverpool! Zhegrova 18 minuta në fushë! Diaz merr në qafë kampionin e Evropës

Futboll

Reali kokulur në Liverpool! Zhegrova 18 minuta në fushë! Diaz merr në qafë kampionin e Evropës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 nëntor 2025 Në ora: 20:55 Përditësuar në ora: 22:54 më 04.11.2025
Lojtarët e Liverpoolit festojnë

Liverpooli feston

Real Madridi ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Liverpooli në “Anfiled”, në ndeshjen e xhiros së katërt të Champions League në futboll.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.

Rezultatet

Atletico - Royale Union SG 3:1 (1:0)
Bodo/Glimt - Monaco 0:1 (0:1)
Juventus – Sporting 1:1 (1:1)
Liverpool – Real 1:0 (0:0)
Olympiacos – PSV 1:1 (1:0)
PSG – Bayern 1:2 (0:2)
Tottenham – Copenhagen 4:0 (1:0)

Në minutën e 61-të, Mac Allister shënoi gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë të portës së Realit.

Luis Diaz me dy golat e shënuar për Bayernin e Munihut, e mposhtën PSG vendase me rezultat 2:1. 

Futbollisti Diaz ka shënuar në minutën e 4-të e 32-të. 

I njëjti futbollist është përjashtuar në minutën e 45+7 për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Hakimit.

Hakimi u lëndua rëndë edhe e lëshoi fushën.

Në minutën e 74-të Neves shënon për PSG-në, 1:2.

Kjo ishte humbja e parë për PSG-në e fitorja e katërt për Bayernin.

Juventusi befasohet në Torino, duke barazuar me rezultat 1:1 me Sportingun.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit nga minuta e 72-të apo 18 minuta për Juventusin. 

Mysafirët shënuan në minutën e 12-të me golin e  Araujos.

Vlahoviq i Juves barazoi rezultatin në minutën e 34-të. 

Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Royale Union SG.

Alvarez shënoi në minutën e 39-të, Gallagher në atë të 73-tën e Llorente (90+6') për Atleticon dhe Sykes (80’).

Tottenhami 33 minutat e fundit pa një lojtar, por nuk e ndali për fituar bindshëm me rezultat 4:0 kundër Copenhagenit.

Golat i realizuan Johnson (19') e Odobert (51'), Van de Ven (64'), Palhinha (67’).

Në minutën e 57-të, Johnson u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë Tottenhamin pa një lojtar në fushë.

Në minutën e 90+2 Richarlison i Tottenhamit dështoi nga penalltia.

Bayerni kryeson me 12 pikë pasojnë Arsenali me 12, PSG 9, Interi 9, Real Madridi 9, Liverpooli 9, Tottenhami 8 sosh, etj

Sfida të forta

(E plotësuar) – Në minutën e 90+2 Richarlison i Tottenhamit dështoi nga penalltia.

Rezultatet

Atletico - Royale Union SG 2:1 (1:0)
Bodo/Glimt - Monaco 0:1 (0:1)
Juventus – Sporting 1:1 (1:1)
Liverpool – Real 1:0 (0:0)
Olympiacos – PSV 1:1 (1:0)
PSG – Bayern 1:2 (0:2)
Tottenham – Copenhagen 4:0 (1:0)

83' Pak minuta deri fundin e ndeshjes.

80' Atletico pëson gol, Sykes realizon.

74' Neves shënon për PSG-në, rritë gjasat.

73' Gallagher shton epërsinë e Atleticos. 

72’ Reali në presion po humb në Liverpool.

67' Palhinha realizon, 4:0 për Tottenhamin.

64' Van de Ven realizon ëpr 3:0 në favor të Tottenhamin. 

62' Tottenham është pa një lojtar nga minuta e 57-të, Johnson u përjashtua me karton të kuq.

61' Mac Allister shënon për Liverpoolin.

60' Ndeshje me rivalitet.

55' Ndeshje të mira.

51' Tottenham po fiton me rezultat 2:0 falë golave të Johnson (19') e Odobert (51'). 

Pritet më shumë gola në pjesën e dytë.

Përfundojnë pjesët a para.

43’ Minutat e fundit të pjesës së parë.

39' Alvarez shënon, Atletico në epërsi.

37' Ndeshje me rivalitet të madh në shtatë ndeshje.

34' Juventusi barazon me golin e Vlahoviq.

32' Luis Diaz i pakapshëm për mbrojtjen e PSG-së, shënon për 0:2 në favor të Bayernit.

28' Pak gola deri me tash.

26' Ndeshje të forta në Paris e Liverpool.

22' Liverpool - Real Madrid, ende pa gola.

18’ Ndeshje të forta sidomos në Paris e Liverpool.

15’ Nuk ka gola në 5 ndeshjet tjera.

12' Sporting po e befason Juventusin në Torino, Araujo shënon.

7’ Ndeshje të mira.

4' Gol në Paris! Luis Diaz shënon për Bayernin.

Gjithçka gati.

Arsenali importon tre pikë ashtu siç pritej nga Praga

Arsenali ka treguar lojë më të mirë duke importuar tre pikë nga stadiumi “Fortuna – Arena” në Pragë.

Skuadra londineze, ndryshe lider në Premier League, doli triumfues me rezultat 3:0 ndaj Slavia-s nga Praga e Çekisë.

Golat i realizuan Saka (32’ – nga penalltia), Merino (46’ e 68’).

Arsenali regjistron fitoren e katërt rresht në Champions League, kryeson me 12 pikë e Slavia renditet në të 30-tin me 2 sosh.

Rrahmani me Napolin ndahen baras me Eintrachtin

Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurti, kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi “Diego Armando Maradona” në Napoli.

Përballja mes Napolit dhe Eintracht mbyllet pa gola (0:0).

Futbollisti Amir Rrahmani u paraqit nga minuta e parë për Napolin, por dot që të shënojnë ndaj skuadrës gjermane.

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 50-të.

Pas xhiros së katërt në Champions League, Eintracht është në vend të 18-të me 4 pikë e sa ka Napoli një pozitë më poshtë.

PSG – Bayern: trajnerët vendosin për formacionet startuese

Një nga ndeshjet më të mira të xhiros së katërt në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve është edhe ajo mes PSG-së dhe Bayern Munchenit.

Kampioni aktual i Evropës do të ketë punë me skuadrën më në formë në botë, me Bayernin që nuk ka as humbje e as barazim në këto ndeshjet e para të sezonit.

Për ndeshjen e sotme që luhet në “Parkun e Princave”, me fillim nga ora 21:00, dy trajnerët i kanë vendosur edhe 11-shet startuese.

Pas lëndimit të Desire Doues, vendin e tij e ka zënë Bradley Barcola, teksa këtij të fundit në sulm i bashkohen edhe Topi i Artë, Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Në mesfushë, dyshes së zakonshme, Fabian Ruizit dhe Vitinhas i bashkohet edhe Zairre-Emery.

Në anën tjetër, Bayerni ka Harry Kanen në krye të sulmit, i cili do të ndihmohet nga Michael Olise e Luis Diaz.

Në mbrojtje, në krahë do të luajnë Konrad Laimer e Josip Stanisic.

FORMACIONET E PLOTA:

PSG: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.

Bayern: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat