​Perez vendos ta shesë Viniciusin

Futboll

​Perez vendos ta shesë Viniciusin

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 11:55
Florentino Perez

Sipas “Sport Bild”, Real Madridi ka marrë vendimin ta shesë Vinicius Juniorin në verën e vitit 2026.

Arsyeja lidhet me incidentin e ndodhur gjatë “El Clasicos” ndaj Barcelonës, kur sulmuesi brazilian reagoi ashpër pasi u zëvendësua nga trajneri Xabi Alonso.

Pas ndeshjes, klubi e detyroi lojtarin të kërkonte falje publike dhe brenda skuadrës, por situata u përkeqësua kur një artikull në “The Athletic” zbuloi pakënaqësi të disa futbollistëve ndaj trajnerit. Klubi dyshon se informacionet kanë rrjedhur nga rrethi i Viniciusit.

Presidenti Florentino Pérez, ndonëse ka qenë përkrahës i tij, besohet se ka vendosur ta shesë lojtarin për të treguar se askush nuk është mbi klubin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat