Xherdan Shaqiri çmend rumunët, nuk i fal

Futboll

Xherdan Shaqiri çmend rumunët, nuk i fal

Nga: K.Goca Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 19:19
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është kryefjala e ndeshjes mes Baselit dhe Steaua-s nga Bukureshti. 

Shaqiri shënopi dy gola dhe pati një asistim në fitoren e thellë.

Baseli duke iu falënderuar mjeshtërisë së Xherdan Shaqirit, e mposhti me rezultat 3:1 Steaua-n, në ndeshjen e xhiros së katërt të Europa League në futboll. 

Image

Pamje nga ndeshja 

Ndeshja u luajt në stadiumin “St. Jakob – Park” në Baseli.

Shaqiri është specialist për penallti.

Kapiteni i Baselit, Shaqiri, ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë në minutën e 19-të, duke kaluar në epërsi

ekipin e tij ndaj Steaua-s.

Interesant ishte se goli i tij ishte në stilin ”panenka”.

Olaru në minutën e 57-të shënoi për ekipin rumun.

Xherdan Shaqiri shënon golin e dytë personal në takimin e sotëm pikërisht në minutën e 73-të dhe të epërsisë së Baselit.

Xherdan Shaqiri shënoi nga rreth 20 metra në këndin e poshtëm të majtë të ekipit rumun.ë

Në minutën e 89-të Ibrahim Salah i dha goditje shkatërrimtare rumunëve, 3:1.

Shaqiri asistoi e Salah shënoi.

Duhet theksuar se ekipi nga Rumania mbeti pa një lojtar nga minuta e 12-të, portieri Tarnovanu u përjashtua direkt me karton të kuq.

Ekipi i Baselit u paraqit pa Albian Ajetin.

Baseli është në vend të 13-të me 6 pikë e Steaua e 31-ta me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat