Hoxha me Dinamon e Zagrebit pësuan fiasko nga Celta Vigo

Futboll

Hoxha me Dinamon e Zagrebit pësuan fiasko nga Celta Vigo

Nga: K.Goca Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 20:41
Pamje nga ndeshja

Skuadra spanjolle Celta Vigo e kreu punën për 45 minutat e parë në Zagreb.

Celta Vigoi shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Dinamos së Zagrebit, në takimin e xhiros së katërt të Europa League.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, u paraqit titullar për dinamovitët, por hasën në një rival shumë të fortë.

Golat i shënuan Duran (4' e 44') dhe Dominguez (28' - autogol).

Celta renditet në vend të tretë me 9 pikë e Dinamo në të tetin me 7 sosh.

Dinamo pas 2 fitore e 1 barazimi, njoftohet me humbjen e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat