Mesfushorit shqiptar i ndodh e “papritura” te klubi italianë

Futboll

Mesfushorit shqiptar i ndodh e “papritura” te klubi italianë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 20:58
Kombëtarja shqiptare

Kristjan Asllani po përjeton një moment të vështirë te klubi i Torinos.

Edhe pse erdhi me bujë nga Interi, 23-vjeçari jo vetëm që nuk është më i paprekshëm te “Demat”, por s’po preferohet më nga trajneri Marco Baroni.

Në dy ndeshjet e fundit, Asllani ka qenë në fushë për vetëm 12 minuta.

Torino do të “përplas brirët” në derbi ndaj Juventusit të shtunën në orën 18:00 dhe sipas informacioneve nga “TuttumercattoWeb”, “regjisori” i Shqipërisë nuk pritet të jetë as në këtë takim startues.

Edhe pse është ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet ndaj Andorrës në 13 nëntor dhe Anglisë në 16 nëntor, mungesa e minutazhit mund të krijojë probleme për Asllanin..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat