Rashica nuk fal para portës

Futboll

Rashica nuk fal para portës

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 13:45
Metalist 1925

Ermir Rashica ka gjetur golin sot me Metalist 1925, ndërsa skuadra e tij u vendos përballë Zoria Luhansk. Ishte minuta e 31-të, kur Rashica mori përsipër penalltinë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut vendosi baraspeshën 1-1

. Më pas miqtë shënuan dy gola për të shkuar të sigurt drejt fitores në javën e 12-të.

Metalist 1925 sapo është ngjitur në elitën ukrainase.

Është i njohur edhe si klubi ku aktivizohen Kristian Mba, Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja.

Për Rashicën ishte goli i dytë, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë. Në të njëjtën kuotë golash ndodhet edhe Itodo Mandela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat