Shkëndija e Haraçinës shkëputet në krye, 5 pikë para vendit të dytë

Futboll

Shkëndija e Haraçinës shkëputet në krye, 5 pikë para vendit të dytë

Nga: K.Goca Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 16:14
Shkëndija e Haraçina

Shkëndija e Haraçinës ka 10 fitore e 2 barazime në 12 ndeshjet e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkëndija me zemër të madhe, ka gjunjëzuar edhe Vardarin në Negotinë me rezultat 2:1. 

Një fitore që nuk paguhet me asgjë, aq me tepër se Bregallnica pësoi humbje si vendas nga Bellasica e Strumicës me 0:1.

Për fitoren e haraçinasve shënuan Dario Desniq e Lupçe Terpeski.

Shkëndija kryeson me 32 pikë, duke lënë pas Bregallnicën me 27, Ohrin 27, Bellasicën 25 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat