Hoffenheim ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Leipzigut.
Futbollistët Albian Hajdari e Leon Abdullahu, u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin.
Futbollisti Diomand e hap serinë e golave, duke kaluar në epërsi Leipzigun, 0:1 në minutën e 9-të.
Albian Hajdari shënoi në minutën e 20-të për Hoffeheimin, duke barazuar rezultatin 1:1.
Ky është goli i parë për Hajdarin në Bundesliga I.
Golin e dytë e realizoi Lamperle në minutën e 38-të, 2:1.
Leon Adullahu u ndëshkua me katron të verdhë në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 67-të u aktivizua Fisnik Asllani.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Asllani, ka asistuar në minutën e 79-të ku Promel realizoi për 3:1.
Leip[zig zë vendin e dytë me 22 pikë e Hoffenheim të e pestin me 19 sosh.