Atletico merr tre pikë me mund të madh

Futboll

Atletico merr tre pikë me mund të madh

Nga: K.G. Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 20:24
Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi me mund të madh ka arritur tre pikë në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit spanjoll.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone e mposhti me rezultat 3:1 Levanten.

Dela (12' - autogol) e Griezmann (61' e 80’) – shënuan për Atleticon dhe Sanchez (21') për udhëtuesit.

Atletico Madridi renditet në vend të tretë me 25 pikë e Levante në të 17-tin me 9 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat