Chelsea shpërthen në pjesën e dytë

Futboll

Chelsea shpërthen në pjesën e dytë

Nga: K.G. Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 22:52
Chelsea

Chelsea kreu detyrën në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.

Skuadra e Chelseas ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Wolves-it, në ndeshjen e javës së 11-të. 

Wolves nuk di për fitore, ka 2 barazime e 9 humbje.

Chelsea shpërtheu në 45 minutat e dytë, pasi që pjesa e parë u mbyllë pa gola (0:0).  

Futbollistët Gusto (51'), Joao Pedro (65') e Neto (73') – shënuan për Chelsean.

Chelsea renditet në vend të dytë me 20 pikë, 6 më pak se lideri i Premier Leagues, Arsenali. 

Wolves është në fund me 2 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat